OBSH: Katastrofa e shëndetit publik në Gaza është e afërt! Foshnjat në rrezik vdekje nga dehidratimi !

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OBSH: Katastrofa e shëndetit publik në Gaza është e afërt! Foshnjat në rrezik vdekje nga dehidratimi !

Një “katastrofë e shëndetit publik” është e pashmangshme në Gaza, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Uji, ushqimi dhe karburantet janë në mungesë, ndërsa sulmi i Izraelit vazhdon. Spitaleve gjithashtu po mbarojnë pa ilaçe dhe energji.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, thotë: “Është një katastrofë e afërt e shëndetit publik që vjen me zhvendosjen masive, mbipopullimin, dëmtimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve.”

Ai gjithashtu bëri thirrje që karburanti të lejohet në Gaza për të lejuar funksionimin e një impianti të shkripëzimit të ujit.

Po ashtu OBSH thotë se ekziston rreziku i “katastrofës së shëndetit publik” në Gaza. Dhe një tjetër agjenci e OKB-së – Unicef, e cila fokusohet te fëmijët – thotë se vdekjet e foshnjave të shkaktuara nga dehidratimi janë “një kërcënim në rritje”.

Gaza ka vetëm 5% të prodhimit të saj normal ditor të ujit, tha zëdhënësi James Elder në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ai shtoi se fëmijët sëmureshin nga pirja e ujit të kripur dhe të patrajtuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE