Zbulohet nga kush u publikua video-skandali në Oborrin Mbretëror

vovalbania March 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet nga kush u publikua video-skandali në Oborrin Mbretëror

Kush e publikoi video-skandalin në Oborrin Mbretëror?

Një mendim për këtë e ka dhënë Beniamin Bakalli, shef i protokollit të Oborrit Mbretëror.

Teksa ishte i ftuar në “Breaking”, ai foli për publikimin e video-skandalit ku shihej sherri i Elia Zaharias me princ Lekën.

Bakalli është shprehur se sipas tij, videoja është publikuar nga prokuroria, pasi nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Bakalli shprehet se kjo video nuk është në favor as të Elias as të Princ Lekës dhe pala e tretë që e ka publikuar këtë video nuk e ka menduar se do bëhej kaq virale.

Beniamin Bakalli: Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët nga prokuroria apo SPAK-u e dimë dy javë para që do arrestohet Berisha. Nga e dimë këtë informacion? 100% fajtore është prokuroria. Video është dorëzuar me USB në zarf të mbyllur në polici. Nuk mendoj se e ka bërë policia, brenda 24 orëve e ka dorëzuar në prokurori dhe zarfi është hapur në prokurori dhe çdo gjë doli hapur. Kjo video është nxjerrë nga persona të tretë të cilët nuk e kanë menduar se kjo video do bëhej kaq virale, pra nuk i kanë menduar pasojat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49423 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE