Parashikimi i motit, e martë, 31 tetor 2023/Mos harroni çadrat!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e martë, 31 tetor 2023/Mos harroni çadrat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit gradual të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet fillimisht me diell e vranësira në shtim, deri të dendura. Duke nisur nga orët e mesditës ka shtim vranësirash deri të dendura në një pjesë të madhe të vendit. Prej orëve të mesditës e deri në të mbrëmjes vonë, në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht në qendër ka reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Në pjesën tjetër të territorit, reshjet e shiut janë të herëpas’hershme e me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet tepër intensive dhe problematike, me shpejtësi 15-23 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/24
Diell re shi

Kukës
8/24
Diell re shi

Lezhë
11/24
Diell re shi

Dibër
8/24
Diell re shi

Durrës
13/27
Diell re shi

Tiranë
15/28
Diell re shi

Elbasan
14/29
Diell re shi

Berat
13/29
Diell re shi

Vlorë
15/27
Diell re shi

Korçë
5/23
Diell re shi

Gjirokastër
6/25
Diell re shi

Sarandë
14/25
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49231 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE