Mali i Zi me qeveri të re, presidentja e KE-së, Von der Leyen: Vendi të fokusohet te e ardhmja në BE!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mali i Zi me qeveri të re, presidentja e KE-së, Von der Leyen: Vendi të fokusohet te e ardhmja në BE!

Nga Podgorica ku sot qëndroi për vizitë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri thirrje që Mali i Zi të përqendrohet plotësisht në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Jakov Milatoviç, vuri në dukje se Mali i Zi është më pranë rrugës drejt anëtarësimit në Union se vendet e tjera kandidate.

Të jep kënaqësi fakti kur sheh se si edhe lidershipi i ri në Podgoricë është i vendosur të vazhdojë këtë rrugë të virtytshme.

Vizita e zyrtares së lartë përkoi me përfundimin e proceseve institucionale për formimin e parlamentit dhe qeverisë së re, pas zgjedhjeve politike të qershorit.

Me zgjedhjen e Andrija Mandiçit si kryetar i Parlamentit, sot në mëngjes u votua qeveria e kryeministrit Millojko Spajiç, lider i një force politike reformiste e pro europiane.

Shpresa mbetet te një rifillim i kursit të reformave, pas viteve të fundit të krizës institucionale dhe paqëndrueshmërisë politike që ndikuan negativisht në rrugën europiane të vendit fqinj.

Von der Leyen shprehu kënaqësinë për përafrimin e plotë të vendit ballkanik me politikën e jashtme e të sigurisë së BE-së, duke shpresuar në të njëjtën kohë për një afrim të ekonomive përkatëse.

Mali i Zi ka potencialin për t’u bërë furnizues kryesor i energjisë elektrike në rajon. Ndërkaq, një treg i përbashkët rajonal ka perspektiva të konsiderueshme. Nëse e gjitha kjo arrihet, mund të sigurohet rritje prej 10% e PBB-së në Ballkan.

Eshtë diçka nga e cila duhet të përfitohet. Reformat janë të nevojshme për këtë qëllim, kryesisht në fushën e tranzicionit dixhital dhe modernizimin e sektorit energjetik.

Presidenti Milatoviç e përkufizoi si plotësisht realiste perspektivën e anëtarësimit të Malit të Zi në BE para vitit 2030.

Mali i Zi nuk ka probleme të pazgjidhura me vendet fqinje, është anëtar i NATO-s dhe është shumë më përpara në procesin e integrimit europian në krahasim me të gjitha vendet e tjera kandidate. Vendi ynë është plotësisht në përputhje me politikën e BE-së dhe i orientuar me bindje drejt një procesi politik të reformës e modernizimit. Këto elemente, të mbledhura së bashku, nuk gjenden në asnjë vend tjetër kandidat në BE.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE