Zbardhet dëshmia e Mark Frrokut pas arrestimit

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet dëshmia e Mark Frrokut pas arrestimit

Në dëshminë paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin për pronën tek Kepi i Rodonit.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktari, pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.

Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe se ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Bëhet e ditur se të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të ketë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.

Kujtojmë se ish-deputeti Mark Frroku është në mesin e personave të arrestuar për konfliktin e një prone te Kepi i Rodonit në Durrës, ku një ditë më parë u përfshinë në konflikt fizik banorë të zonës me përfaqësues të kishës katolike.

8 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me këtë konflikt, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti Frroku, si përfaqësues i kishës.

Burimi: /RevistaClass

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE