Lufta Izrael-Hamas, trupat izraelite në jug të Gazës!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Izrael-Hamas, trupat izraelite në jug të Gazës!

Katër palestinezë u vranë gjatë përleshjeve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor gjatë natës. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, duke saktësuar se tre persona gjetën vdekjen në Jenin dhe një tjetër në Tulkarem.

Izraeli: 11 mijë objektiva të goditur në Gaza që nga fillimi i luftës

Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, mbi 11 mijë objektiva “të organizatave terroriste janë prekur” në Gaza. Këtë e njoftoi zëdhënësi i ushtrisë.

Gjatë natës, forca të kombinuara goditën objektiva të shumta në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë qendrat e komandës dhe celulat terroriste të Hamasit.

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e 9 ushtarëve në luftime, në Rripin verior të Gazës. Dy ushtarët e parë të rënë i përkisnin Brigadës Givati.

Blinken bisedon në telefon me presidentin izraelit: kufizoni rreziqet për civilët në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin izraelit, Isaac Herzog, të cilit i përsëriti mbështetjen e Uashingtonit në kuadër të luftës kundër lëvizjes palestineze Hamas. Mësohet se shefi i diplomacisë amerikane deklaroi se “Izraeli ka të drejtën të mbrohet nga terrorizmi, në përputhje me normat ndërkombëtare humanitare”, si edhe përsëriti nevojën për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur çdo rrezik për popullsinë civile në Gaza.

Komunikimet dhe interneti u ndërprenë sërish në Gaza

Kompania palestineze e telekomunikacionit Paltel njoftoi në platformën X se ka një tjetër “ndërprerje të plotë të të gjitha komunikimeve dhe shërbimeve të internetit me Rripin e Gazës”.

Dëshmitarët: trupat izraelite në jug të qytetit të Gazës

Në jug të qytetit të Gazës, trupat izraelite ende janë duke u përpjekur të ndërpresin lidhjen mes autostradës kryesore dhe rrugës paralele përgjatë bregut të Mesdheut. Këtë e raportuan disa dëshmitarë  sipas britanikes The Guardian. Zaki Abdel-Hay, një banor i zonës, tha për Associated Press se njerëzit kanë frikë të shkojnë atje.

Njerëzit janë shumë të frikësuar. Tanket izraelite janë ende afër.

SHBA: Blinken në Izrael, të premten do të takojë Netanyahun

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të premten do të udhëtojë drejt Izraelit për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu, si edhe zyrtarë të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE