Serbi, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale, më 17 dhjetor!

vovalbania November 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Serbi, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale, më 17 dhjetor!

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi, caktohet data që u vendos 17 dhjetor. Ditën e sotme, presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç dhe kryetari i Parlamentit, Vladimir Orliç njoftuan për shpalljen e votimeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe vendore në disa qytete e komuna, përfshirë kryeqytetin Beograd.

Me shpalljen e zgjedhjeve, kryetari i shtetit shpërndau Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill të vitit të kaluar. Paraprakisht, në Parlamentin serb, kryetari Vladimir Orliç njoftoi se do të mbahen zgjedhjet për asambletë lokale në 65 qytete e komuna.

Gjatë një fjalimi të shkurtër, Vuçiç iu uroi qytetarëve “zgjedhje të mbara” e shtoi:

Ne po jetojmë në kohë të vështira për të gjithë botën, në kohën e ndryshimeve globale e në të cilën është e nevojshme që të gjithë të jenë të bashkuar për të luftuar në ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Fushata është një mundësi për të shpalosur ide të ndryshme në mënyrë të civilizuar, për të prezantuar programe e politika që duhet të zbatohen, por të cilat kurrë nuk duhet të kërcënojnë interesat jetike shtetërore dhe kombëtare.

Të gjithëve iu uroi “rezultate të mira në zgjedhje” dhe vuri në dukje se dëshiron që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë demokratike.

Kryeparlamentari Orliç iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që sipas tij, Serbia si shoqëri të tregojë “kapacitetin e saj të plotë demokratik”.

Më 30 tetor, qeveria e Serbisë i propozoi Vuçiçit që të shpërndante Parlamentin. Në njoftimin zyrtar të ekzekutivit thuhej se ndër të tjera, “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të sigurojë edhe një nivel të lartë të demokracisë e uljen e tensioneve mes shtresave të ndryshme në shoqëri”.

Me shpalljen e zgjedhjeve, konsiderohet se fushata parazgjedhore zyrtarisht ka nisur në Serbi. Fushata do të zgjasë deri mesnatën e 14 dhjetorit, kur pritet që të fillojë heshtja zgjedhore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE