Aktorët e “Në kuadër të dashurisë” në sytë e Bes Bitrakut: “Olta mund të kishte bërë akoma dhe më shumë me kapacitetin që ka…”

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorët e “Në kuadër të dashurisë” në sytë e Bes Bitrakut: “Olta mund të kishte bërë akoma dhe më shumë me kapacitetin që ka…”

I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë aktori i njohur Bes Bitraku, që gjithashtu së fundmi ka qenë i angazhuar me filmin “Në kuadër të dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Besi luan rolin e Vanit, një rritës derrash nga Korça, që kërkon medoemos dashurinë e Arias, luajtur nga Sara Hoxha. Besi na ka folur sit më shumë mbi rolin e tij, por dhe si e ka pritur këtë jejonë kaq të madhe të filmit më të komentuar të momentit…

Ti ke punuar shumë dhe me aktorët jo profesionistë, si t’u dukën ata?

Me Luizin kam punuar më pak se me Sarën, për shkak të impenjimeve. Ishte shumë rigoroz, i ndihej inteligjenca që kishte për të marrë karakterin e për ta futur tek vetja. Tek Sara kemi punuar pak më shumë dhe kam ndierë një lloj ambicie për të bërë gjënë pak më mirë. Kurse Luizi e ka të brendshëm. Për më tepër kemi gjetur diçka që t’i përshtatet Luizit. Sara ka bërë një proces shumë të mirë pune, ka arritur përtej të qenurit amatore. Nuk është vetëm te batutat, por edhe tek linja.

Mes teatrit dhe filmit, çfarë do të zgjidhje?

Më rehat jam në teatër sepse kam punuar më gjatë dhe kam më shumë eksperiencë. Por edhe filmi mbetet një dashuri më vete. Në film ti nuk e kupton çfarë bën por mbetet përjetë. Kurse në teatër mbetet si legjendë.

E ke pritur suksesin e jashtëzakonshëm të filmit?

Unë po! Dhe e dja fiks. E dija se çfarë do të ndodhte dhe sa do të thithte filmi e do shkonte në publik. Dija skenarin shumë të mirë, aktorët që janë kasti më i mirë në një film, ajka e ajkës. E dija që ishte dhe Luizi me Oltën. Njerëzit vijnë për Luizin dhe Oltën, por nuk dalin nga salla vetëm me Luizin dhe Oltën.

Duke qëndruar tek Olta Gixhari, si të është dukur ajo në film?

Në film më duken të gjithë mirë. Olta mund të kishte bërë akoma dhe më shumë me kapacitetin që ka. Unë mendoj që nuk e ka nxjerrë të gjithë potencialin e saj sepse mund të bëjë shumë më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE