Atentat me armë zjarri, dy persona me motor qëllojnë 46-vjeçarin në Kamëz (EMRI)

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentat me armë zjarri, dy persona me motor qëllojnë 46-vjeçarin në Kamëz (EMRI)

Një 46-vjeçar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme rreth orës 19:15 në afërsi të kryqëzimit të Bathores në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Agim Hida, është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motor.

Për pasojë, Hida ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.  Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, bën me dije policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49271 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE