Bebe Rexha mirëpritet nga mijëra fansa në Japoni, ylli i muzikës pop nis turneun aziatik!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bebe Rexha mirëpritet nga mijëra fansa në Japoni, ylli i muzikës pop nis turneun aziatik!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke mbajtur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life”. Pasi ka mbajtur një koncert të madh në Korenë e Jugut, 34-vjeçarja tani ka performuar në një tjetër koncert gjigant në Japoni. Artistja e shumë hiteve ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga koncerti në Osaka, ku audienca shihet të ketë qenë e madhe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në videot e publikuara, mund të shihet edhe se si shumë fansa presin me padurim jashtë sallës, për të marrë një autograf nga ylli shqiptar. Bebe Rexha është duke mbajtur turneun e saj në kontinentin aziatik, pas atij në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Bukuroshja ka planifikuar ta përfundojë turneun “Best F*n Night Of My Life” në Australi, me ndalesa në Brisbane, Moore Park dhe Melbourne. Ylli 34-vjeçar i pop-it po planifikon të arrijë një orar në mënyrë që të shijojë të vetmen gjë që ajo thotë se Australia e bën më mirë se kushdo tjetër në botë, një filxhan kafeje perfekte.

Unë ndoshta do të hy pak më herët, vetëm për t’u ambientuar, për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi. E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi.

Së fundmi, ylli i muzikës pop ka thyer një rekord botëror duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard. Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE