Donald Trump Jr dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait Donald Trump!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump Jr dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait Donald Trump!

Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, tha se kishte rol shumë të vogël në financat e kompanisë së familjes Trump. Ai dëshmoi në gjyqin ku ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzohet për mashtrim financiar. Trump dhe kompania e tij akuzohen se i frynë vlerat e aseteve, për të siguruar hua të favorshme nga bankat.

Donald Jr, zv.president ekzekutiv në “Trump Organization” dhe i pandehur në rastin e mashtrimit financiar është i pari nga pesë fëmijët e Donald Trump-it që dëshmon. Pas tij, pritet të dëshmojnë edhe Eric e Ivanka Trump. Babai i tyre do të dëshmojë të hënën e 6 nëntorit.

Donald Jr bëri të ditur se ai dhe Eric, kryesisht e morën në dorë menaxhimin e kompanisë kur babai i tyre u zgjodh president në vitin 2017. Por, theksoi se u përfshi shumë pak në çështjet financiare të cilat janë në fokus të këtij rasti.

Prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James ngriti padi civile ndaj Trump-it dhe dy djemve të tij për fryrjen e aseteve me miliarda herë më shumë nga sa vlenin realisht, në mënyrë që të siguronin hua më të mira. James kërkon gjobë në vlerë 250 milion për Donald Trump-in, si dhe përjashtimin e tij e të djemve nga drejtimi i perandorisë familjare të biznesit.

Ky rast është vetëm një nga disa prej sfidave gjyqësore me të cilat po përballet Trump-i, i cili po i prin garës së republikanëve për kandidat për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ish-presidenti do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, me akuzat se ka tentuar të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

Më pas, ai do të kthehet në Gjykatën e Nju Jorkut, për t’u përballur me akuzat se pagoi një yll të filmave porno për të heshtur mbi një marrëdhënie me të. Probleme edhe në gjykatën federale të Floridas ku akuzohet se ka keqpërdorur dokumente të klasifikuara, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe në fund, Trump do të përballet me akuza lidhur me përpjekjet e tij për ta kthyer në favor rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në shtetin e Xhorxhias.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE