Elon Musk përsërit thirrjen e tij: “Bëni fëmijë, po çoni njerëzimin në harresë…”

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elon Musk përsërit thirrjen e tij: “Bëni fëmijë, po çoni njerëzimin në harresë…”

Së fundmi, miliarderi i teknologjisë Elon Musk u ka bërë thirrje njerëzve të bëjnë fëmijë. Musk thotë se njerëzit duhen stimuluar të bëjnë fëmijë për të nxitur rritjen e popullsisë në mbarë botën. Elon, baba i 11 fëmijëve, parashikon se rënia e lindshmërisë do të çojë njerëzimin në harresë. “Lindja e fëmijëve duhet të stimulohet dhe jo të jetë një ndëshkim financiar siç është në shumicën e vendeve!”,- shkroi Musk në X. AI shtoi se:

Ne duhet të krijojmë gjeneratën e ardhshme të njerëzve, ose të kalojmë në harresë.

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, që postoi një sondazh në faqe ku pyeti:

A duhet që njerëzit me fëmijë të jenë në disavantazh financiar në krahasim me ata pa fëmijë? Në Hungari, ne do të donim që njerëzit me fëmijë të kishin një avantazh financiar.

Kjo vjen pasi Hungaria kohët e fundit njoftoi një sërë politikash pro-nataliste, duke përfshirë përjashtime nga taksat për gratë me më shumë se katër fëmijë, t’u fshihet kredia nëse çiftet kanë tre ose më shumë fëmijë etj. Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi i stilit të jetesës po i bëjnë gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje e për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015. Fakti që vendi qëndron i pari në listën e shteteve me numrin më të ulët të lindjeve për tre vite radhazi, ka shqetësuar aq shumë qeverinë në Korenë e Jugut, sa ka nisur të marrë masa për te frenuar plakjen e popullsisë. Për të ndryshuar prirjen negative, agjenci të shumta mblesërie janë hapur në vendin aziatik, ndërsa transmetohen edhe telenovela romantike më të ndjekura në të gjithë botën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE