Google Maps dhe aplikacione të tjera tanimë të integruara në modelet e ardhshme të Porsche!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Google Maps dhe aplikacione të tjera tanimë të integruara në modelet e ardhshme të Porsche!

Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme. Vendimi shënon një ndryshim nga një kërkesë që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna.

Megjithatë, shefi financiar, Lutz Meschke tha në tetor se Porsche ishte në bisedime me Google, Apple, Baidu, Tencent dhe Alibaba në Kinë për teknologji të automatizuar të drejtimit dhe argëtimit. Prodhuesit e makinave duke përfshirë General Motors, Renault, Nissan dhe Ford-in përdorin teknologjinë e integruar të Google në automjetet e tyre nëpërmjet një pakete të Shërbimeve Automobilistike të Google duke ofruar veçori si Google Maps, Google Assistant dhe aplikacione të tjera.

Ndërkaq, Porsche ka njoftuar se do të përdorë një lloj të ri çeliku “të gjelbër” për makinat e saja duke filluar nga viti 2026. Me këtë material të ri, Porsche dëshiron të eliminojë 95% të emetimeve të CO2 gjatë procesit të prodhimit. Prodhuesi gjerman ka hyrë në një partneritet me kompaninë H2 Green Steel për të prodhuar këtë lloj çeliku. Ky material i ri do të jetë i pranishëm në disa modele Porsche duke filluar nga viti 2026.

Në muajin qershor prodhuesi gjerman i makinave sportive zbuloi logon e saj të re përpara prezantimit të makinës sportive të së ardhmes. Logoja e re ishte dizajnuar për festimin e 75 vjetorit të makinës së parë sportive të Porsche, makinë e cila doli nga linjat e prodhimit në vitin 1948, e cila u parapri nga kompania që ndërtoi modele dhe tanke të bazuara në Volkswagen Beetle për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE