Rusia sulmon lindjen e Ukrainës, në një përpjekje për t’u ripërtërirë!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia sulmon lindjen e Ukrainës, në një përpjekje për t’u ripërtërirë!

Gjatë natës e duke u zbardhur dita e sotme, Rusia kreu me dhjetëra sulme ajrore në Ukrainë duke dhënë shenja se po rigrupohet pranë qytetit lindor të Avdijivkës, me qëllimin që të ripërtërijë goditjet në zonën e luftës.

Në raportin e sotëm, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi:

Në 24 orët e mëparshme, sulmet me raketa, ato ajrore e me artileri nga Rusia kishin në shënjestër pozicionet e trupave ukrainase, si dhe zonat e banuara. Ushtria ukrainase zmbrapsi sulmet e forcave ruse në zonat përreth Kupjanskut, Bahmutit, Marinskës e Shaktarskut.

Imazhet satelitore treguan se Rusia humbi me dhjetëra automjete në fillim të këtij muaji në sulmet në rajon, duke dëshmuar se nuk ka mësuar nga “ofensivat e dështuara” në Ukrainë.

Situata aktuale pranë Avdijikës është një pjesë e dështimit më të gjerë të Shtabit të Përgjithshëm rus, për të përvetësuar dhe shpërndarë mësimet e nxjerra nga forcat ruse gjatë përpjekjeve të mëparshme, po të dështuara sulmuese në Ukrainë.

Më 28 tetor, inteligjenca ushtarake britanike deklaroi se Rusia pësoi humbjet pothuajse më të larta në vitin 2023 gjatë ofensivës në Avdijivka. Komentet e Institutit për Studime të Luftës vijnë në kohën kur gjenerali Valeriy Zaluzhniy, komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkroi dje se lufta po hyn në një fazë të re edhe më të vështirë.

“Ashtu si në Luftën e Parë Botërore, ne kemi arritur nivelin e teknologjisë që na fut në një ngërç”, tha Zaluzhniy në shkrimin e publikuar nga The Economist.

Sipas gjeneralit do të duhej një hap i madh teknologjik për të tejkaluar ngërçin e shtoi se ka pak gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.

Fakti i thjeshtë është se ne shohim gjithçka që armiku po bën dhe ata shohin gjithçka që ne po bëjmë. Që të dalim nga ky ngërç, ne kemi nevojë për diçka të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE