Mariah Carey ‘nis zyrtarisht’ sezonin e festave të fundvitit!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mariah Carey ‘nis zyrtarisht’ sezonin e festave të fundvitit!

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka “paralajmëruar” zyrtarisht fillimin e sezonit të Krishtlindjeve. Ikona e muzikës pop ka postuar një video në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit. 54-vjeçarja thyen akullin me zërin e saj dhe fillon të këndojë këngën klasike të Krishtlindjes: “All I want for Christmas, is you”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

“Ka ardhur koha”,-shkruan ajo bashkë me videon e publikuar. Madje, ylli i muzikës do të jetë në turne me titull “Merry Christmas One And All!”, në qytete të ndryshme të SHBA-së, i cili do të zgjasë nga data 15 nëntor deri më 17 dhjetor. Rikujtojmë se kënga e saj është kthyer prej vitesh tashmë në një “himn” të festave të fundvitit.

Shifrat e fitimit të ‘All I Want for Christmas’ janë marramendëse. Videoja ka më shumë se 730 milionë views në YouTube dhe është edhe më e madhja në Spotify me 1.18 miliardë klikime. Për më tepër, bilanci i fitimeve të kësaj kënge të suksesshme të Krishtlindjeve u pasqyrua nga ‘The Economist’. Midis 1994 dhe 2019, një hark kohor prej 25 vitesh, fitoi më shumë se 60 milionë dollarë.

Vlen të theksohet se kompozitori i cili akuzoi këngëtaren për të drejtën e autorit ka hequr dorë nga padia e tij. Vince Vance, pretendoi se “All I Want for Christmas is You” u regjistrua në vitin 1989 një vit përpara se Carey të publikonte këngën e saj më të njohur me të njëjtin emër. Duke e quajtur këngën e Carey një “derivat” të tijën, ai kërkoi të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE