Mos vallë Butrint Imeri na prezantoi partneren?

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos vallë Butrint Imeri na prezantoi partneren?

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri krahas projekteve muzikore që sjell edhe angazhimeve me koncerte, edhe jeta e tij private zgjon kureshtje të madhe tek fansat e tij.

Ai është mjaft i rezervuar kur është në pyetje jeta personale, por këtë herë ai ka marr vëmendje me një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

Butrinti ka publikuar një imazh ku shihet dora e tij dhe e një femre misterioze ndërsa bëjnë simbolin e shqiponjës.

Në prapavijë shihet një ambient romantik, natë dhe një zjarr i ndezur ndërsa të dy qendrojnë afër.

Duke mos dhënë asnjë detaj më shumë, kjo ka mjaftuar që Butrinti të shtojë dyshimet se statusi i tij nuk është beqar.

Por, njëkohësisht imazhi mund të jetë i shkëputur edhe nga ndonjë videoklip i tij i ri, pasi këngëtari ka njoftuar më parë se është duke punuar për një këngë dedikuar femrave shqiptare.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse autori i “Dujem” do të zbulojë më shumë nga fotoja enigmatike që ndau me fansat e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE