Lufta në Gaza, mbi 9 mijë viktima palestineze në rreth një muaj!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Gaza, mbi 9 mijë viktima palestineze në rreth një muaj!

Vazhdon me intensitet lufta në Lindjen e Mesme. Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës e që drejtohet nga Hamasi bën të ditur se numri i viktimave ka tejkaluar shifrën 9 mijë. Bëhet e ditur se numri i pengjeve izraelite në duart e Hamasit dhe të tjera fraksioneve palestineze, tashmë është rritur në 242. Ndërkohë, sipas dy senatorëve amerikanë, po zhvillohen bisedime për krijimin e një force shumëkombëshe në Gaza pasi Izraeli të ketë zhdukur Hamasin, siç edhe u shprehën.

Për presidentin amerikan, Joe Biden, “një pauzë në luftë është e nevojshme për lirimin e të burgosurve”. Ky përbën edhe një ndryshim qëndrimi të Shtëpisë së Bardhë që deri tani zotohej të mos diktonte mënyrën e zhvillimit të operacionit ushtarak izraelit në Gaza.

Kampi i refugjatëve Jabalia në Gaza u godit sërish nga një sulm nga forcat ajrore izraelite. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se bombardimi mund të përbëjë një krim lufte. Me shqetësim reaguan edhe Franca, Spanja e Gjermania.

Ndërkaq, vazhdon i hapur edhe për disa orë pikëkalimi i Rafahut për shtetasit e huaj e palestinezët e plagosur rëndë që largohen nga Gaza për të hyrë në Egjipt.

Një zyrtari i Hamasit paralajmëroi:

Ne do ta përsërisim 7 tetorin përsëri dhe përsëri!

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, nesër do të vizitojë Izraelin për të shprehur solidaritetin me veprimet ushtarake kundër Hamasit në Gaza, si edhe për të ripohuar nevojën e minimizimit të viktimave civile palestineze.

Sekretari Blinken do të qëndrojë edhe në Jordani, në vizitën e tij të dytë në Lindjen e Mesme, në më pak se një muaj. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Blinken do të takojë kryeministrin Benjamin Netanyahu e të tjerë zyrtarë të lartë izraelitë. Ai do të njihet me të dhënat e fundit mbi objektivat ushtarake të Izraelit dhe planet që ka për t’i arritur këto qëllime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE