Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira e shira!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira e shira!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa. Fillimisht ka mot të vranët ndërsa pas orëve të mesditës vazhdon me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Po ashtu, ka reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave, në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e Alpeve e në pjesën bregdetare, lokalisht, reshjet janë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës, intensiteti i reshjeve do të bjerë në pjesën më të madhe të territorit me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/20
Re shi diell

Kukës
10/20
Re shi diell

Lezhë
15/19
Re shi diell

Dibër
11/21
Re shi diell

Durrës
15/23
Re shi diell

Tiranë
14/23
Re shi diell

Elbasan
14/22
Re shi diell

Berat
16/23
Re shi diell

Vlorë
15/23
Re shi diell

Korçë
12/20
Re shi diell

Gjirokastër
14/21
Re shi diell

Sarandë
15/21
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE