“Jam një njeri i copëtuar”, Gan Gërmia kujton mes lotësh historinë e dhimbshme

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam një njeri i copëtuar”, Gan Gërmia kujton mes lotësh historinë e dhimbshme

Gani Gërmia ka ndarë me banorët e “Big Brother Vip Kosova” historinë e tij të dhimbshme familjare.

Mes lotësh, ai foli për vëllanë e vet të ndjerë, i cili ka ndërruar jetën vitin që lamë pas.

Ganiu tregoi se mundohet t’i bëjë krenarë prindërit e tij, pas humbjes së madhe të djalit të tyre. Ai madje u shpreh se kjo humbje, e ka bërë që tani të jetë një njeri i copëtuar.

“Nuk ka gjë më të vështirë sesa prindi që varros fëmijën e vet”, u shpreh ai me zërin që i dridhej.

Astriti, vëllai i komedianit Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, ndërroi jetë në moshë mjaft të re.

Historia e tij, ka përlotur të gjithë banorët e shtëpisë të cilët janë munduar t’i qëndrojnë afër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE