“Vëllai i Madh nuk toleron më”/ Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP!

vovalbania March 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vëllai i Madh nuk toleron më”/ Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Zarfi i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, për shkak të situatës mes Françeskës dhe Sarës. Në të paralajmëroheshin të gjithë banorët dhe televotimi i së martës u anulua. Në Zarfin e Zi, që u lexua nga Rikja, shkruhej:

Banorë, Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet, flasim të martën…

Gjatë pasdites së sotme ka pasur tensione mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment e ka shtyrë, por edhe Sara ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE