Ndikimi i substancave narkotike në aktin seksual…

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndikimi i substancave narkotike në aktin seksual…

Varet nga shumë faktorë dhe është e vështirë të thuhet se a përmirësojnë apo e përkeqësojnë substancat narkotike seksin. Alkooli shkakton zgjerimin e kapilareve të vogla nëpër trup dhe te meshkujt mund të ndikojë në ereksion dhe në penetrim, sepse në penis arrin gjak të mjaftueshëm. Te gratë mund të krijojë lagështi të pamjaftueshme të vaginës, gjë që është shumë e pakëndshme dhe mund të shkaktojë dhimbje gjatë penetrimit. Koordinimi, balancimi dhe përqendrimi çrregullohen dhe sa për aromën e keqe as që duhet të flasim.

Marihuana nga ana tjetër forcon ndjenjat, posaçërisht ndjeshmërinë e prekjes. Seksin shumë lehtë mund ta pengojnë episodet e shpeshta të të qeshurit dhe humbja e përqendrimit, ndërkaq dëshira për kënaqësinë mund të zëvendësohet me dëshirën për epshin. Ndërkaq, personat të cilët marrin ekstazi lehtë mund të hyjnë në marrëdhënie intime me personat e tjerë, sepse kjo gjë në ato momente u duket normale.

Ato ndjenja shpesh nuk çojnë deri në vetë aktin seksual, sepse te meshkujt kjo drogë shkakton impotencë. Shpesh shkakton edhe dehidrim, gjë që vështirëson puthjen, paralojën dhe në fund rezulton me mungesë të marrëdhënies seksuale. Kokaina dhe stimulanset e tjera shtojnë dëshirën seksuale dhe arritjen e lehtë të orgazmës. Në sasi të mëdha mund të jetë shumë frustuese, sepse tronditja është tepër e madhe, ndërkaq shfaqet edhe pamundësia e arritjes së orgazmës.

Është e njohur që kokaina është anestetik lokal, andaj disa e përdorin gjatë vetë aktit seksual. E vënë në organin gjenital në mënyrë që të ulin ndjeshmërinë dhe në atë mënyrë të zgjasin kohën e seksit deri te orgazma. Halucinogjenët ndryshojnë përjetimin e botës. Për shkak të efektit të theksuar, është shumë e vështirë të thuhet se si ato drogëra ndikojnë në vetë aktin seksual.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE