Nis sfida mes dy skuadrave në “Dancing With The Stars”/ “Krushqit” ndezin atmosferën me performancën me motive të dasmës shqiptare!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis sfida mes dy skuadrave në “Dancing With The Stars”/ “Krushqit” ndezin atmosferën me performancën me motive të dasmës shqiptare!

Të parët që hapën mbrëmjen e pestë të “Dancing With The Stars” ishin skuadra e “Krushqve”. Nisur edhe nga emri i skuadrës, “Krushqit” preferuan ndërthurjen e muzikës shqiptare me motive të dasmave vendase në një mënyrë krejt moderne.

Valbona: Ishte mënyra më e mirë për ta hapur mbrëmjen.

Iliri: Mua më pëlqeu, një dasmë multistil.

Olta: Super energji, bravo Xhoda, ke bërë saltro spektakolare.

Ndërsa siguruan kryesisht komente pozitive, skuadra “Krushqit” arriti të siguronte 35 pikë nga juria. Këtë mbrëmje konkurrentët janë të ndarë në dy skuadra , “Krushqit” dhe “Kalle”. Skuadra “Kalle”, e Julianës dhe Dion dhe skuadra “Krushqit” e Roerdit dhe Ensës, të krijuara nga spektakli i javës së shkuar kërcejnë sonte të njëjtin kolazh muzikor shqiptar i viteve ’80-’90.

Skuadra më e votuar do të ketë imunitet nga eliminimi teksa çiftet e skuadrës humbëse do të garojnë mes njëri-tjetrit për të performuar kërcimet në çift. Në fund, njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Votoni nga Shqipëria dhe Kosova në numrat  përkatësisht 56666 dhe 55099 duke dërguar me mesazh emrin e skuadrës, pra “Krushqit” ose “Kalle”, dhe mos harroni; mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE