Einxhel zbulon sakrificën më të madhe që ka bërë Dagz kur ish-banorja e ‘BBV’ ishte në pritje të ëmbël

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel zbulon sakrificën më të madhe që ka bërë Dagz kur ish-banorja e ‘BBV’ ishte në pritje të ëmbël

Einxhel dhe Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Dyshja, e cila u njoh gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV, shpesh herë poston momente nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku përveç dashurisë, në postimet që kryesisht Einxhel bën, nuk mungon sensi i humorit që i karakterizon të dy.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eixhel Shkira ka treguar një ndër sakrificat më të mëdha që Dagz ka bërë kur ajo ishte shtatzënë.

Moderatorja ka treguar se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trev, asaj i kishte shkuar mendje të hante këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.

“Hamburgerat e Kosovës, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel.

Që prej ardhjes në jetë të fëmijës së tyre,Trev, një ndër pyetjet që i është bërë më shpesh Einxhel dhe Dagz është në lidhje me dasmën e tyre dhe e njëjta pyetje nuk ka munguar edhe në një bisedë vituale që moderatorja ka bërë me ndjekësit e saj.

Dhe kjo pyetje, tashmë e ka një përgjigje, dasma e Einxhel dhe Dagz do të bëhet kur të rritet Trev që t’iu japë unazat e martesës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE