Shi i rrëmbyer në vend, trafik i rënduar/Ja rrugët me rritje të nivelit të ujit!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shi i rrëmbyer në vend, trafik i rënduar/Ja rrugët me rritje të nivelit të ujit!

Reshje intensive në vend, moti i keq ka bërë që në disa zona urbane e në të tjera akse rrugore kombëtare, të konstatohet rritje e nivelit të. Për rrjedhojë, kjo sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Policia Rrugore informon se zonat më problematike janë si më poshtë:

• Lezha, rrugët urbane dhe interurbane lidhëse me zonat e tjera.

• Fushe Kruja në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane.

• Tirana, në rrugët urbane e ato interurbane. Ka vështirësi qarkullimi dhe trafik shumë të rënduar për shkak të reshjeve.

• Durrësi, rrugët urbane dhe interurbane lidhëse me Tiranën dhe pjesën tjetër jugore.

• Elbasani, zona urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Shërbimet e policisë rrugore janë në terren duke patrulluar për të parandaluar aksidentet rrugore dhe bllokimet e rrugëve si pasojë e reshjeve të shiut që ende janë intensive. Uniformat blu kanë edhe një apel për drejtuesit e mjeteve:

Apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në zonat problematike!

Moti i keq pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Gjirin e Vlorës e jashtë tij. Por, tragetet nuk preken. Në njoftim thuhet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike pritet nesër, nga ora 18:00.

Për sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash e me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, si dhe lokalisht deri të lartë. Temperaturat variojnë 6-23 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE