U përfolën për ndarje, Sara dhe Ledri kapen ‘mat’ në rrugën e Prishtinës

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfolën për ndarje, Sara dhe Ledri kapen ‘mat’ në rrugën e Prishtinës

Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh janë në qendër të vëmëndjes së medias rozë për shkak të aludimeve se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku ajo luan duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Nga ana tjetër ndryshe nga nënë e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky veprimi Ledrit nxiti aludimet e publikut se dyshja janë drejt ndarjes, mirëpo pavarësisht se çifti nuk ka reaguar mesa duket lajmet nuk janë aspak të vërteta.

Të pakta kanë qenë edhe fotot që kohët e fundit dyshja kanë publikuar me njëri-tjetrin, ndonëse artisti me përjashtim të njërës i ka fshirë të gjitha foto së bashku në llogarinë e tij në Instagram.

Mirëpos së fundmi dyshja janë parë duke shëtitur së bashku rrugëve të Prishtinës, duke deklaruar kështu që mes tyre çdo gjë është në rregull pavarësisht se çifti kanë vendosur që të heshtin.

Kujtojmë që Ledri dhe Sara nga lidhja e tyre e dashurisë disa vjeçare kanë një fëmijë së bashku, Poem Blu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE