Whatsapp sjell përditësimin e fundit, tanimë mund të bëni ‘pin’ mesazhet e preferuara!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Whatsapp sjell përditësimin e fundit, tanimë mund të bëni ‘pin’ mesazhet e preferuara!

WhatsApp ka hedhur për testim një përditësim të ri. Rrjeti social do të mundësojë që përdoruesit e saj të arrijnë të bëjnë pin mesazhet që kanë dëshirë. Me anë të këtij opsioni, mesazhet më kryesore do të shfaqen në krye të bisedave pasi teksti i përzgjedhur të jetë bërë pin nga përdoruesit. Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë. Aktualisht, kjo risi është e prekshme vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

Meta, kompania mëmë pas WhatsApp, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm. Kjo do t’i lejojë dikujt të dërgojë mesazhe fshehurazi nga një llogari alternative WhatsApp pa u kapur me një telefon të dytë. Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi lançimin e funksionit të ri në faqen e tij në Facebook. Ai shkroi:

Kaloni mes dy llogarive në WhatsApp. së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit.

Ndërkaq, dërgimin i mesazheve zanore në WhatsApp tanimë është kthyer në një zakon të përditshmë për shumicën prej jush. A e keni menduar ndoënjeherë se cilat janë rreziqet e kësaj? Ndërsa mesazhet zanore shkëmbehen çdo ditë me më shumë se 200 milionë prej tyre të dërguara vetëm në WhatsApp, ekspertët e komunikimit paralajmërojnë kundër përdorimit të tepruar të kësaj mënyre komunikimi, duke theksuar se kjo mund të shkaktojë ankth dhe siklet tek marrësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE