Një person i veçantë për të e surprizoi Bora Zemanin mbrëmjen e djeshme dhe nuk ishte as Donaldi as Arbori!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një person i veçantë për të e surprizoi Bora Zemanin mbrëmjen e djeshme dhe nuk ishte as Donaldi as Arbori!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Mbrëmja e djeshme në “Dancing With The Stars” i ishte dedikuar viteve ’80-’90.  Bora si prezantuese e këtij emisioni ka menduar t’i përshtatej temës dhe vendosi të dukej si një karamele Zana me fustanin e saj ngjyrë rozë, me të cilin dukej mahnitëse. Mirëpo edhe surprizat për të nuk mund të mungonin dhe mbrëmjen e djeshme mikesha e saj më e mirë Semi Jaupaj, e ka surprizuar në dhomën e grimit me disa buqeta me lule.

Së fundmi Bora ka zbuluar me anë të një fotoje të postuar në Instastory se nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Shkak janë virozave të stinës që kanë qarkulluar së fundmi dhe kanë prekur edhe persona të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE