Problematikat nga shirat, rënie gurësh në disa rrugë të Qarkut Elbasan!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problematikat nga shirat, rënie gurësh në disa rrugë të Qarkut Elbasan!

Në qarkun e Elbasanit, reshjet e shiut me intensitet mesatar, mëngjesin e sotëm arritën në 50 mm. Sipas prefekturës, situata në qark paraqitet pa shumë problematika.

Akset rrugore Elbasan-Q.Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Stërblevë kanë pasur rënie inertesh e gurësh. Ndërsa disa akse rurale të bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë. Prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar.

Prefektura e qarkut Elbasan raporton:

Kemi pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të qytetit të Peqinit, rrethinat e Cërrikut, në nëjsinë administrative Labinot Mal, Funar, bashkia Elbasan, njësia administrative Shalës e Mollas bashkia Cërrik, njësia administrative Orenje e Steblevë bashkia Librazhd dhe njësia administrative Porocan bashkia Gramsh. Gjithashtu po punohet për riparimin e defekteve.

Brigadat e OSSH-së vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve të shkaktuara nga dëmtimi i linjave prej motit të keq. Reshjet e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën avari në disa pjesë të rrjetit elektrik, si rrëzim, thyerje shtyllash, prezencë uji në kabina, këputje përcjellësi në linjat ajrore, etj.

Moti i keq pengonte elektriçistët të përparonin më shpejt me proceset e operimit, por dje në mbrëmje pati një përmirësim të furnizimit me energji elektrike me 73% për zonat e prekura nga defektet e motit të keq.

Vlen të theksojmë se linjat e tensionit të lartë 35kV dhe n/stacionet kanë punuar rregullisht, ndërsa linjat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të  masave ajrore të lagështa, me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat gradualisht vijnë në përçarje e deri në mesditë, përgjatë ultësirës parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë. Reshjet janë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në verilindje të territorit nisin reshje të dobëta bore. Pas orëve të mesditës, shirat humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-12 m/s, ndërsa në bregdetin jugor e në lugina, era shkon me shpejtësi 16 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i lartë, i forcës 3-4 ballë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE