Aksident me makinë, ndërron jetë tragjikisht modelja

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me makinë, ndërron jetë tragjikisht modelja

Riana Viera, Miss Venezuela, ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në Orlando, Florida, SHBA.

Ajo ishte një nga modelet më premtuese në botë dhe do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë në liqenin Nona, Florida.

Vetë nëna e Arianës konfirmoi se vajza e saj ishte duke duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.

“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo.

“E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty. Ariana ka qenë gjithmonë mbështetja ime, shoqja ime”, tha nëna e saj.

Babai i Arianës, i cili jeton në Peru, ka aplikuar për një vizë humanitare që të mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të shoqërojë familjen e tij pas kësaj humbjeje.

Megjithatë, viza u dha vetëm një ditë pas funeralit të vajzës së tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE