A do të ketë rreshje shiu dhe si do të jenë temperaturat? Mësoni parashikimin e motit për sot 6 Nëntor 2023

vovalbania November 06, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
A do të ketë rreshje shiu dhe si do të jenë temperaturat? Mësoni parashikimin e motit për sot 6 Nëntor 2023

Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në jug të vendit. Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër, më të dukshme në zonat perëndimore dhe veri-perëndore të Kosovës. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara shirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Po ashtu; orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës. Për sa i përket; Temperaturave të ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior- veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e stuhisë Ciaran që ka përfshirë brigjet Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën Qendrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë erëra të forta deri në 200 km /h sie dhe shira intensivë. Po ashtu me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti në gadishullin Skandinav si edhe Europën Lindore NDERSA motit i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojnë vetëm në gadishullin Iberik si edhe pjesërisht Europën Juglindore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE