Cilësohet si ‘supermakina me dy rrota’, Aston Martin nxjerr në treg një biçikletë!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cilësohet si ‘supermakina me dy rrota’, Aston Martin nxjerr në treg një biçikletë!

Aston Martin, marka e famshme e supermakinave, ka habitur të gjithë duke nxjerrë në treg një biçikletë. Në bashkëpunim me “J.Laverack Bycicles”, kjo biçikletë cilësohet nga të dyja kompanitë si një “supermakinë me dy rrota”.

Materialet e përzgjedhura për ndërtimin e kësaj biçiklete janë titani dhe fibrat e karbonit, të njëjtat material që përdoren për makinat supersportive, që kanë si karakteristika kryesore rezistencën dhe lehtësinë në manovrim. Për këtë arsye, kjo biçikletë peshon vetëm 7,5 kg.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aston Martin (@astonmartin)

Sipas Aston Martin, biçikleta në fjalë është punuar me dorë dhe janë dashur 1057 orë pune për ta përfunduar. Pedalet dhe frenat kanë elemente të frymëzuara nga supermakina Aston Martin Valkyrie. Ndërkaq, problemi i biçikletave me bateri, është se prodhimi i baterive konsumon shumë burime natyrore si litium ose elementë të tokës së rrallë, të cilët kërkojnë procedura të gjera dhe shpesh me ndikim në mjedis. Megjithatë, sipërmarrësi francez Adrien Lelièvre ka krijuar një zgjidhje të qëndrueshme. Ai projektoi dhe patentoi një biçikletë elektronike të quajtur Pi-Pop, e cila nuk përdor bateri litiumi, por superkondensatorë.

Rikujtojmë, se YouTub-eri i njohur Sergii Gorieiev, në kanalin “The Q”, ka nxjerrë edhe një herë tjetër një biçikletë sa spektakolare, aq edhe funksionale, biçikletën me rrota trekëndore. Në videon që ai ka publikuar në kanalin e tij në YouTube, i karakterizuar nga shpikjet e tij të çmendura dhe gjeniale, mund të shihni procesin e krijimit të kësaj biçiklete të veçantë që në pamje të parë duket se nuk funksionon. Por, gomat e saj ovale qëndrojnë të sheshta në tokë dhe boshti gjatësor i integruar i kornizës e mban biçikletën drejt.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49322 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE