Gjeniu i futbollit tanimë edhe si këngëtar, Eric Cantona mban koncertin e tij të parë në Francë!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjeniu i futbollit tanimë edhe si këngëtar, Eric Cantona mban koncertin e tij të parë në Francë!

Pas futbollit, aktrimit dhe pikturës, Eric Cantona, ish-ylli i Manchester United, ka nisur një turne koncertesh, duke mbajtur koncertin e tij të parë në Lyon. Legjenda e futbollit këndoi herë në anglisht, herë në frëngjisht, rreth 20 kompozime të tij. Ai performoi në teatrin e vogël Comédie Odéon para një publiku entuziast. Pas depërtimit në botën e muzikës me artistë të tjerë, 57-vjeçari tashmë prezantohet solo, me vetëm dy muzikantë, një pianist dhe një violonçelist. Eric tha se:

Këtë e bëj për skenën dhe për publikun. Më jep kënaqësi. Në skenë bëhem dikush tjetër.

Turneu i tij “Cantona Sings Eric” filloi në fund të tetorit në Mançester, qyteti që e kurorëzoi atë mbret të futbollit midis 1992 dhe 1997 dhe së shpejti do ta çojë atë në Gjenevë, Marsejë dhe Paris, përpara një turneu të dytë të planifikuar për pranverën 2024. Katër këngë janë të disponueshme në platformat muzikore dhe një album live me rreth 20 këngë do të publikohet në fund të dy turneve.

Muzika nuk është një fushë e panjohur për Cantonan, i cili që pas largimit nga fusha, është dalluar mbi të gjitha në ekranin e filmit, veçanërisht në “Looking for Eric” të regjisorit britanik Ken Loach. Në Francë, zëri i tij ishte dëgjuar tashmë në grupin Dionysos, në këngët e Bernard Lavilliers dhe Rachid Taha. Gjeniu i futbollit ka përmendur gjithashtu Leonard Cohen, Nick Cave dhe Tom Waits si referenca të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE