Zërat për largim të Arbanës nga BBV, Sara Hoxha bën komentin e papritur për Luana Vjollcën pas mbarimit të “Love Island”

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zërat për largim të Arbanës nga BBV, Sara Hoxha bën komentin e papritur për Luana Vjollcën pas mbarimit të “Love Island”

Në rrjet po përflitet se Arbana Osmani nuk do të jetë më moderarore e “Big Brother VIP Albania”, pasi ka patur përplasje mes saj dhe drejtuesve të “Top Channel”.

Burime të ndryshme janë shprehur se pretendentët për t’i zënë vendin Arbanës janë Bora Zemani dhe Ledion Liço.

Dyshimet për një prishje raportesh u shtuan më shumë kur Arbana dhe Ledioni hoqën njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram.

E teksa asgjë zyrtare nuk dihet ende, një koment i papritur i Sara Hoxhës në profilin e Luana Vjollcës i habiti të gjithë.

Kjo e fundit mbylli mbrëmjen e djeshme me sukses emisionin “Love Island Albania”, ku fitues u shpall çifti Ueda-Arlind.

“Suksese”, i shkroi Sara Luanës.

Kujtojmë se Luana u largua nga “Top Channel” pasi kërkonte moderimin e “Big Brother VIP” tre vite më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50582 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE