Soni Malaj flet për Flor Mumajesin: “Ishim të rinj, ka qenë një lidhje…”

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Soni Malaj flet për Flor Mumajesin: “Ishim të rinj, ka qenë një lidhje…”

E ftuar në emisionin “E Diell”, Soni Malaj u shpreh për gjithçka, nga karriera deri te jeta personale. Në rubrikën “Mos I bjer me top” nën moderimin e Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharkës, ajo u përlot për babanë, u emocionua për vajzën dhe u shpreh për historitë e vjetra.

Ndërkohë, në një rubrikë ku të ftuarve i tregohet foto nga personazhe të ndryshme publik ose jo, në njërin nga imazhet shfaqej Getoar Selimi. Teksa u shpreh me fjalët më të mira për artistin, Soni bëri kërkesën e çuditshme duke habitur moderatorët.

S’ma paskeni vënë Florin lorin çudi?! (qesh)

Ronaldo dhe Erjola zbulojnë se Flori ‘ka ngelur te kafja e Top Channel’.

E printuam foton dhe ishim në dilemë me Erjolën ta nxjerrim në emision?! Soni është politikisht korrekte, mos na ikën nga studio po i nxorrëm Florin. (Ronaldo)

Jo, absolutisht jo. Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. (Soni)

Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE