Zgjidhi kubin e Rubikut për 9 sekonda teksa ishte nën ujë, burri nga Singapori thyen rekordin!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidhi kubin e Rubikut për 9 sekonda teksa ishte nën ujë, burri nga Singapori thyen rekordin!

Një burrë nga Singapori ka thyer rekordin duke zgjidhur kubin e Rubikut për 9.29 sekonda teksa ishte nën ujë. Daryl Tan Hong An, 21-vjeç u zhyt plotësisht në një pishinë kur zgjidhi një kub të Rubikut 3-3-3 në kohë rekord. 21-vjeçari ka thyer shumë rekorde Guinness me zgjidhjen e kubeve të Rubikut.

Rikujtojmë, se një 14-vjeçar australian theu një rekord botëror duke zgjidhur një kub të Rubikut 3-3-3 në 12 sekonda ndërsa i kishte sytë të lidhur. Charlie Eggins arriti suksesin në raundin e dytë në “Australian Nationals 2023”, ku ai mbaroi në 0,68 sekonda diferencë nga koha e regjistruar nga ish-rekordmeni Tommy Cherry në janar 2023.

Ndërkaq, një 9-vjeçar nga Kina theu gjithashtu një rekord botëror Guinness kur ai arriti një kohë mesatare prej 4.69 sekondash në përpjekjet e tij për të zgjidhur një kub Rubiku3x3x3. I riu Yiheng Wang bëri pesë përpjekje në ngjarjen Yong Jun KL Speedcubing 2023 në Kuala Lumpur, Malajzi dhe regjistroi kohët prej 4.35, 3.9, 4.41, 5.31 dhe 6.16 sekonda.

Sjellim në vëmendje se enigma e kubit të Rubikut mbetet e pa zbërthyer pothuajse për të gjithë. Janë shumë pak ata persona, të cilët kanë aftësinë që t’i gjejnë zgjidhjen. Kubi i Rubikut u shpik në vitin 1974 nga skulptori dhe profesori hungarez i arkitekturës, Erno Rubik, për të ndihmuar studentët të mësonin dimensionet hapësinore. Fillimisht u quajt Kubi Magjik, ndërsa në vitin 1980 doli në treg si lodër duke u bërë një nga lodrat më të shitura të të gjitha kohërave. Shumica e njerëzve nuk e zgjidhin dot Kubin e Rubikut dhe përfundojnë duke hequr dorë. Ende nuk dihet numri i saktë i njerëzve që mund ta zgjidhin, por mendohet diku te 6% e popullsisë në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50161 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE