Zjarr gjigant në pikën e skrapit në Elbasan!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr gjigant në pikën e skrapit në Elbasan!

Një zjarr ka përfshirë pikën e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë burime nga terreni bëjnë të ditur se ekipet e zjarrfikësve po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen. Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, ndonëse në situata të ngjashme kjo nuk përjashtohet. Por, ky nuk është rasti. Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.

Prej muajsh, në pikën e skrapit janë akumuluar  tonelata të tëra me mbetje. Vatra e madhe i vështirëson përpjekjet në terren të zjarrfikësve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49683 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE