29-vjeçarja vdes nga ataku kardiak, disa orë pas ndërhyrjes estetike(FOTO)

vovalbania November 09, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
29-vjeçarja vdes nga ataku kardiak, disa orë pas ndërhyrjes estetike(FOTO)

Një modele braziliane ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Luana Andrade, në kohën e vdekjes ishte pjesë e një programi reality TV së bashku me partnerin e saj, Joao Hadad.

Mediat e huaja shkruajnë se e reja vdiq nga ataku kardiak pas një procedure estetike të reduktimit të dhjamit.

Ndërkohë disa orë para vdekjes, 29-vjeçarja pozonte me kostumin e stërvitjes për 536 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.

Modelja e njohur ishte e ndjekur për bukurinë e saj dhe nuk kuptohet përse kishte nevojë për procedurës e reduktimit të dhjamit të njohur si “liposuctuion’.

Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj Sao Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar.

Disa orë më vonë vajza kishte vdekur nga katër arreste kardiake, zbulonin zyrtarët. Ata thanë se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trompozë masive në mushkëri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t’i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses.

Procedura e ‘liposuction’ ishte kryer nga një kirurg dhe një anestezist që ishin pajtuar nga familjarët e saj.

I dashuri i saj Joao tha pas ngjarjes se ishte i shkatërruar, duke jetuar makthin më të keq pas vdekjes së papritur të Luana. Ai e kujtonte atë si një person “të jashtëzakonshëm” që mahniste këdo “me mirësi e elegancë”.

Futbollisti i njohur brazilian, Neymar, gjithashtu bënte homazhe për vdekjen e papritur të Andrade me një mesazh në rrjetet sociale.

“Një ditë e trishtë me lajme të këqija, së pari për prindërit e mikes time Luana, ngushëllime familjes, Zoti ta presë atë me krahë hapur”, shkruante Neymar.

Luana kishte lindur në São Paulo por kishte jetuar në Vitória ku punonte me programet televizive. Policia tha se vijon hetimet për ngjarjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE