OKB: Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB: Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se edhe Hamasi edhe Izraeli kanë kryer krime lufte, ndërsa mijëra palestinezë u larguan nga jugu mes ofensivës në rritje të Izraelit kundër grupit militant islamik.

Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte – siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve, thekson Türk.

Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë përbën gjithashtu një krim lufte, siç bën edhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve, shtoi ai.

Ndër të tjera, Türk u kërkoi të dyja palëve të bien dakord për një armëpushim në funksion të dërgimit të ndihmës në Gaza, lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe hapësirën politike të nevojshme për t’i dhënë një fund konfliktit sepse situata aktuale është më e rrezikshmja ndër dekada për sa kohë rreziku u kanoset jo vetëm njerëzve në Gaza, Izrael apo Bregun Perëndimor, por edhe atyre në rajon.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut komentoi mbi këtë situatë pasi vizitoi vendkalimin “Rafah” në kufirin Gaza-Egjipt, i cili cilësohet si i vetmi vendkalim kufitar që nuk kontrollohet nga Izraeli, i hapur javët e fundit për të lejuar hyrjen e kufizuar të ndihmave dhe daljen e shtetasve të huaj apo palestinezëve të plagosur rëndë nga Gaza.

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi njoftoi se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 10,328.

Kjo është një rritje prej më shumë se 300 nga 10,022 vdekjet që raportoi një ditë më parë, ku pjesë e shifrës totale janë 4,237 fëmijë.

Shifrat e fundit të UNRWA tregojnë se më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasit ndërmorën një sulm masiv në Izrael, duke shkaktuar sulme të rënda hakmarrëse.

Sulmet në Rripin e Gazës vijojnë ende, ku ushtria izraelite njofton vazhdimisht për objektiva të goditura ku sipas tyre fshihen militantët e Hamasit.

Fillimisht më 7 tetor militantët e Hamasit hynë në territoret e Izraelit duke vrarë 1400 persona, e më pas nisu sulmi i ushtrisë vendase kundrejt qytetit të Gazës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE