“Dueli” mes Luiz Ejllit dhe Ledion Liços, kush e fitoi?

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dueli” mes Luiz Ejllit dhe Ledion Liços, kush e fitoi?

Kryesuesi i kësaj jave në “Social Top 5” është Ledion Liço, i cili vetëm së fundmi ka rihapur llogarinë e tij zyrtare në Instagram dhe ka fituar menjëherë 5.6 K ndjekës.

Ndërsa Luiz Ejlli ka humbur këtë javë 1 mijë ndjekës. Këngëtari ka publikuar pak ditë më parë projektin e tij të ri që mban titullin “Ninulla e vetmisë”, por duket se nuk ka ndikuar sa duhet në rritjen e numrit të ndjekësve.

Këtë javë kanë patur një rritje të njëjtë ndjekësish me 1 K më shumë, Ronela Hajati, Kiara Tito dhe Juliana Nura. Me 2 K më shumë, janë Fation Kuqari, Ronaldo Sharka, Yll Limani dhe Fifi. Kjo e fundit u përzgjodh nëpërmjet votave të publikut si finalistja e parë e “Dancing With The Stars”. Duke qëndruar pak tek disa nga konkurrentët e këtij spektakli, Enxhi Nasufi ka fituar 500 ndjekës më shumë këtë javë dhe Sardi Strugaj 700.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE