Aktorja e njohur akuzon ish-partnerin për abuzim fizik dhe emocional

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur akuzon ish-partnerin për abuzim fizik dhe emocional

Keke Palmer ka kërkuar mbrojtje kundrejt ish-të dashurit, Darius Jackson, duke e akuzuar për abuzim emocional dhe fizik.

Aktorja 30-vjeçare ka paraqitur një padi në Los Angeles, ku kërkon edhe kujdestarinë e plotë të djalit 8-muajsh, Leodis.

Në dokumentet e gjyqit të siguruara nga Page Six, Palmer shprehet se ka pasur shumë momente dhune fizike nga ish-i, 29 vjeç, duke përfshirë: shkatërrimin e pronës së saj private; hedhjen e sendeve të saj nëpër rrugë; hedhjen e çelësave për ta ndaluar të largohet; gjuajtjen para djalit të tyre; kërcënime se do të vriste veten me pistoletë nëse ajo e linte; ngacmime dhe abuzime të tjera emocionale dhe fizike.

Edhe pse dyshja është ndarë para disa kohesh, sërish ylli i “Nope” tha se ish-i ka hyrë në shtëpi pa dijeninë e saj, më pas e ka sulmuar, duke e goditur dhe duke e hedhur në divan. Ai i ka rrëmbyer nga duart telefonin kur Keke e ka kërcënuar se do të telefonojë policinë.

Palmer tha se dhuna e tij ndaloi në tetor dhe u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre, e cila nisi në qershor 2021, kishte të tilla episode.

“Djali ynë, Leo, është arsyeja pse i dhashë fund lidhjes me Darius-in dhe u largova nga abuzimi. Leo është gjëja më e rëndësishme në botë për mua; ai ka nevojë dhe meriton të jetë i sigurt dhe të rritet në një ambient pa dhunë”, u shpreh aktorja.

Ata u ndanë në gusht 2023, por sipas burimeve, ruanin raporte të mira.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE