21 të vdekur dhe 33 të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në xhaminë e Kabulit!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
21 të vdekur dhe 33 të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në xhaminë e Kabulit!

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë thënë dëshmitarët dhe zyrtarët. Një zyrtar i inteligjencës së talebanëve i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se 35 njerëz mund të jenë plagosur apo vdekur, dhe se shifra mund të rritet edhe më shumë.

Mediumi Al Jazeera ka cituar një zyrtar të paidentifikuar, i cili ka thënë se 21 persona kanë vdekur. Dëshmitarët i kanë thënë Reuters-it se shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar në lagjen në veri të Kabulit dhe për pasojë janë thyer xhamat e dritareve në ndërtesat në afërsi.

Ambulancat janë parë shpejt në vendin e ngjarjes. Një zyrtar i inteligjencës së talibanëve, duke folur në kushte anonime, ka thënë për Reuters-in se shpërthimi ka ndodhur në një xhami në rajonin Khair Khana në Kabul. Sipas burimit, imami i xhamisë është në mesin e të vdekurve. Ekipet e inteligjencës janë duke hetuar rastin.

Organizata joqeveritare italiane – Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se “shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve”. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48154 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE