Momente të paharrueshme për Romeo Veshaj, takon gjyshërit e tij dhe i prezanton Heidin!

vovalbania February 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momente të paharrueshme për Romeo Veshaj, takon gjyshërit e tij dhe i prezanton Heidin!

Romeo është surprizuar mbrëmjen e sotme nga një surprizë e Vëllait të Madh. Ai shpesh ka shprehur në shtëpinë e Big Brother VIP që ndihet vetëm dhe nuk ka me kë të shprehet apo të flasë, ndërsa ka treguar lidhjen e veçantë me gjyshen dhe gjyshin.

Mes lotësh, ai i takoi në një nga ambientet e shtëpisë, ndërsa nënë Lumja ishte kujdesur për t’i sjellë kulaçin që Romeo përmend gjithmonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

“A t’u bëfsha kurban! Romeo shumë mirë, për mua mirë”, thotë nëna Lume.

“Të dhamë fjalën që do vinim dhe erdhëm, jemi shumë të kënaqur nga ty dhe të ndjekim çdo ditë”, shprehet gjysh Bajrami.

Gjyshërit e Romeos kërkuan të takojnë edhe dy njerëzit më të afërt të rij brenda shtëpisë, Lisin dhe Heidin.

“Kjo është Heidi me flokët e arta, siç i ke qejf ti”, ia prezanton Romeo gjyshit.

“Është vajzë e mirë. Më ka pëlqyer si vajzë”, tha gjyshi Romeos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE