I pari që fluturoi rreth Hënës, shuhet kozmonauti Frank Borman!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I pari që fluturoi rreth Hënës, shuhet kozmonauti Frank Borman!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare kozmonauti Frank Borman, komandanti i misionit legjendar Apollo 8, i pari që fluturoi rreth Hënës. “Frank Bormann ishte një hero i vërtetë amerikan”,-tha kreu i agjencisë amerikane të hapësirës, Bill Nelson.

Përvoja dhe ekspertiza e tij e gjerë bëri që NASA ta zgjidhte atë për t’iu bashkuar grupit të saj të dytë të astronautëve.

Në vitin 1965, i ndjeri shkoi në Hapësirë për herë të parë në misionin Gemini 7, i cili zgjati 14 ditë. Misioni Apollo 8 u ngrit në dhjetor 1968, me Frank Borman dhe dy astronautë të tjerë, James Lovell dhe William Anders. Gjatë misionit, ata udhëtuan 378,000 kilometra dhe rrethuan Hënën 10 herë, gjë që më vonë ndihmoi në uljen e parë me njerëz në Hënë, gjatë misionit Apollo 11, kur Neil Armstrong u bë njeriu i parë që u ul në tokën hënore më 20 korrik 1969. Fotoja e famshme “Earthrise” është realizuar gjatë këtij misioni. Ndërkaq, misioni Artemis 2 është planifikuar të ngrihet në fund të vitit 2024 dhe të rrotullohet rreth Hënës me një ekuipazh në bord.

Rikujtojmë, se astronauti i NASA-s, Francisco Rubio është rikthyer në Tokë, duke ndjerë tërheqjen e gravitetit të planetit për herë të parë në më shumë se një vit. Rubio dhe dy kolegët rusë, astronautët Sergey Prokopyev dhe Dmitry Petelin, u hodhën me parashutë në Kazakistan në bordin e një kapsule ruse Soyuz MS-23 në orën 17:17  të mërkurën. Ardhja e ekuipazhit shënoi fundin e një udhëtimi të papritur të gjatë për Rubio, i cili do të kalonte vetëm gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE