Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kishin njohuri për sulmin e Hamasit!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kishin njohuri për sulmin e Hamasit!

Ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi, akuzon katër gazetarë me bazë në Gazë e që kanë punuar me mediat perëndimore, se kanë pasur informacione për sulmin e Hamasit në Izrael. Karhi u tha mediave si Reuters, AP, CNN e New York Times se individë brenda tyre “kishin njohuri paraprake për këto veprime të tmerrshme”.

Reuters, AP, CNN dhe New York Times e mohuan një pretendim të tillë. New York Times tha se “akuza të tilla të pabaza” i rrezikojnë bashkëpunëtorët e jashtëm. Hamasi ka nisur sulme shkatërruese dhe të pashembullta në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1.400 civilë e ushtarë izraelitë. Mbi 240 persona mbahen peng.

Në imazhet e shkrepura prej fotografëve u panë: një tank i djegur izraelit, palestinezët duke thyer barrierën në komunitetin Kfar Aza e të tjera skena sulmi

Sulmet kanë ndodhur në vendin ku ishin prezentë gazetarët. Teksa i kanë dokumentuar këto tmerre, po ashtu janë bërë pjesëmarrës në të tilla ngjarje të tmerrshme”.

Ministri izraelit i bëri këto deklarata pas sugjerimeve të faqes pro-Izraelit, Honest Reporting se prania e gazetarëve mund të ketë qenë “pjesë e planit”, çka hidhet poshtë.

Asnjë pjesëtar i stafit të AP-së nuk gjendej në kufi në kohën e sulmeve dhe asnjë pjesëtar i stafit të AP-së nuk e ka kaluar kufirin në atë kohë. Kur pranojmë fotografi prej bashkëpunëtorëve të jashtëm, ne marrin shumë hapa për të verifikuar vërtetësinë.

Agjencia shtoi se nuk është duke punuar më me gazetarin, Hassan Eslaiah, i cili u shfaq në një foto me liderin e Gazës, pjesëtarin e Hamasit, Yahya Sinwar.

Edhe CNN bëri të ditur se ka pezulluar të gjitha kontaktet me një tjetër bashkëpunëtor të jashtëm. New York Times mbrojti punën e disa bashkëpunëtorëve të gazetës për mbulim të luftës, si dhe akuzat i cilësoi “të pavërteta”.

Edhe Reuters mohoi që të ketë pasur dijeni paraprake lidhur me planet. Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve vuri në dukje se të paktën 39 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë prej nisjes së luftës, përfshirë 34 palestinezë, katër izraelitë e një libanez.

“Nuk do të ndalim luftimet derisa të kthejmë pengjet”, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant. “Dhjetëra fëmijë izraelitë janë në Gaza, disa prej tyre kanë parë prindërit e tyre të vrarë”, shtoi Gallant. Më tej u tregua i prerë kur vuri në dukje se në pauzat humanitare, mund të “bëhen rregullime lokale për lëvizjen e popullsisë së Gazës, por asgjë më shumë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE