Sot funerali i Gorbaçovit, Putin nuk merr pjesë!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Sot funerali i Gorbaçovit, Putin nuk merr pjesë!

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i ndarë nga jeta pak ditë më parë, në moshën 91-vjeçare. Për shkak të axhendës së ngjeshur zyrtare, Vladimir Putin njoftoi se nuk do të marrë pjesë në funeral, por dy ditë më parë ishte për homazhe. Presidenti rus vendosi një tufë lule, qëndroi pak minuta, bëri shenjën e kryqit, u përkul para trupit të pajetë dhe më pas u largua drejt Kaliningradit. Në telegramin e ngushëllimit e pati cilësuar “politikan dhe shtetar me ndikim të rëndësishëm në historinë e botës”.

Vdekja e të fundit udhëheqës të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, erdhi në një moment kyç në historinë e Rusisë. Shoqëria është e ndarë sa i përket sulmit në Ukrainë dhe analistët thonë se qeverisja e Putinit po bëhet gjithnjë e më shtypëse. Gorbaçovi punoi që të modernizonte Bashkimin Sovjetik, ta reformonte përmes demokracisë e tregut të lirë. Reformat që nisi u bënë katalizator për forcat që dëshironin ndryshimin dhe përfundimisht sollën shpërbërjen e perandorisë komuniste në Europë.

Vdekja e tij, në moshën 91-vjeçare, vjen në një Rusi sërish autoritare, të përfshirë në luftën me Ukrainën fqinje. Analistë politikë vendas si Andrey Kolesnikov vërejnë se në shumë drejtime, Rusia refuzon atë çfarë përfaqësonte Gorbaçovi.

Ka një paradoks këtu: Gorbaçovi na dha të gjithëve lirinë, njerëzve që sot i përkasin brezit më të vjetër, si dhe fëmijëve të tyre. Por, e urrejnë për këtë liri të vetën. Ky është një largim klasik nga liria. Kjo është një urrejtje klasike. Ne ishim aq madhështorë, por ai e prishi këtë! Ai na hapi një dritare drejt botës, por ne nuk na duhet kjo botë!

Në rrugët e Moskës, reagimet e qytetarëve janë të ndryshme, nga nderimi dhe vlerësimi i atyre që e falënderojnë në shërbimin për lirinë, deri tek ata që e konsiderojnë tradhtar të Bashkimit Sovjetik.

Mikhail Gorbaçovi ishte njeri i madh që pati një punë shumë të komplikuar gjatë asaj kohe. Ai mori përgjegjësinë që një vend si Bashkimi Sovjetik të transformohej, siç e kërkonte ajo kohë.

Ai tradhëtoi të gjithë vendin, rusë dhe sovjetikë. Shembi një vend të madh.

Nuk jam dakord me mënyrën si ndoqi politikën e tij në vendin tonë dhe e solli shtetin drejt kolapsit.

Ai është personi që i solli lirinë vendit tonë; i vetmi ndër të gjithë qeveritarët tanë që u përpoq të bënte diçka për ta zëvendësuar diktaturën e përhershme në këtë vend, me diçka më të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE