Stoltenberg: Asnjë problem për NATO-n nga afrimi i Erdoganit me Hamasin!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg: Asnjë problem për NATO-n nga afrimi i Erdoganit me Hamasin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh asnjë problem për aleancën ushtarake në shprehjet e mbështetjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për lëvizjen islamike Hamas, e cila aktualisht është në luftë me Izraelin, që prej datës 7 tetor.

“Nuk është kurrë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda aleancës”, tha Stoltenberg në një intervistë për DPA-në.

Numri një i aleancës perëndimore të mbrojtjes shtoi se kjo “nuk ndikon në një farë mënyre atë që ne bëjmë ose nuk bëjmë, sepse ne nuk po luajmë një rol në atë konflikt specifik”.

Pas sulmit brutal terrorist nga Hamasi dhe grupet e tjera ndaj komuniteteve izraelite pranë Gazës, i cili la më shumë se 1 mijë e 400 të vdekur, Erdogan e përshkroi Hamasin si një “grup çlirimtar”. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian, që janë aleate me Turqinë përmes NATO-s, e klasifikojnë Hamasin si një organizatë terroriste.

Si pasojë e luftës në Gaza, Erdogan ka ndërprerë kontaktet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu nuk është më një bashkëbisedues për ne, në asnjë kuptim.

Presidenti turk e ka etiketuar më parë Izraelin si një “shtet terrorist” për shkak të trajtimit të tij ndaj palestinezëve dhe vazhdimisht e ka paraqitur veten si një kampion të çështjes palestineze.

Ai e ka kritikuar Izraelin për më shumë se 10 mijë vdekje në Gaza, për shkak të bombardimeve të Izraelit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, sipas shifrave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamas.

Vështirë se ka pasur ndonjë kritikë të hapur për qëndrimin e Erdoganit nga aleatët e NATO-s, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili po përgatitet të presë presidentin e Turqisë në Berlin, javën e ardhshme.

Stoltenberg hodhi poshtë spekulimet se heshtja e anëtarëve të NATO-s mund të lidhet me ratifikimin në pritje të Turqisë të pranimit të Suedisë në aleancë.

Këto janë dy çështje shumë të ndara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49856 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE