“Euro 2024”, sonte Kosovë-Izrael në “Fadil Vokrri”/Izraelitët: Të sigurt në Kosovë!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Euro 2024”, sonte Kosovë-Izrael në “Fadil Vokrri”/Izraelitët: Të sigurt në Kosovë!

Kualifikueset e Euro 2024-ës në Gjermani, sonte radha e përballjes Kosovë-Izrael. Dy kombëtaret do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për duelin që nis në orën 20:45 minuta të mbrëmjes.

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e parë dhe të fundit para sfidës me Izraelin, në kuadër të grumbullimit të nëntorit, muaj në të cilin janë planifikuar tre takimet e fundit kualifikuese për Europianin e vitit të ardhshëm.

Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për në tetor, por u shty për arsye sigurie se siç dihet tashmë, në datën 7 të muajit të kaluar, nisi lufta në Lindjen e Mesme. Hamasi sulmoi rajonet jugore e qendrore të Izraelit, duke vrarë mbi 1 mijë e 400 persona dhe mori peng më shumë se 240 të tjerë. Pjesa më e madhe e tyre ende janë në duart e militantëve.

Izraelitët u kundërpërgjigjën dhe nuk po ndalin sulmet ajrore e ofensivën tokësore në Gaza që ka çuar në mijëra palestinezë të vrarë në territorin e mbipopulluar prej tyre e që prej 2007-ës udhëhiqet nga grupi radikal islamik, Hamas, i shpallur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA si edhe nga Bashkimi Europian, BE.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, Dardanët janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë fazë kualifikuese.

Trajneri slloven, Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi, po ashtu u shprehën mjaft optimistë për arritjen e një rezultati pozitiv. Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv u mbyll në barazim 1-1. Po këtë muaj, Kosova do të përballet me Zvicrën, më 18 nëntor në Bazel, si dhe tre ditë më vonë me Bjellorusinë, më 21 nëntor në Prishtinë.

Ndërkaq, takimi do të mbahet mend edhe për masat e shtuara të sigurisë e që po zbatohen edhe para se të fillojë ndeshja. Këto masa janë vlerësuar nga ekipi izraelit. Trajneri Alon Hazan e kapiteni Eli Dasa thanë se po ndihen të sigurt në Kosovë për këtë përballje të parë që prej nisjes së luftës, mbi një muaj më parë. Përtej situatës në Lindjen e Mesme, Izraeli nuk e ka fshehur synimin që fokusi i ndeshjes të jetë në lojë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE