Lufta në Lindjen e Mesme/Izraeli: Goditëm infrastruktura terroriste në Siri!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Lindjen e Mesme/Izraeli: Goditëm infrastruktura terroriste në Siri!

Vazhdon me intensitet lufta mes Izraelit e Hamasit në Lindjen e Mesme. Izraeli njoftoi goditjen e asaj që e cilësoi “infrastrukturë terroriste” në Siri. Bombardimi pasoi një sulm nga ai territor, në pjesën e aneksuar nga Izraeli të Lartësive Golan.

Izraeli: Hamasi ndalon evakuimin e civilëve

Kryeministri izraelit, Banyamin Netanyahu doli me një deklaratë e shënjestroi Hamasin:

Kushdo që pengon evakuimin e qytetarëve nga Gaza nuk është Izraeli, por është vetëm Hamasi. Nuk është Izraeli që po qëllon në pikat e kalimit në korridoret humanitare. Për këtë arsye, përgjegjësia për evakuimin e civilëve nuk i përket Izraelit, por Hamasit.

Netanyahu: Asnjë presion ndërkombëtar nuk do të na ndalojë

Asnjë presion ndërkombëtar, asnjë akuzë e rreme kundër ushtarëve të Forcës Mbrojtëse Izraelite dhe shtetit tonë, nuk do të ndryshojë besimin e Izraelit në të drejtën për të mbrojtur veten.

Përleshje në Bregun Perëndimor, raportohet një viktimë në Jenin

Një palestinez u vra dhe një tjetër u plagos në përleshjet e dhunshme me ushtrinë izraelite pasi hyri në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor. Lajmin e bëri të ditur drejtori i spitalit të qytetit, i cituar nga Wafa.

Izraeli: Nuk jemi ne që po sulmojmë spitalin Al Shifa

Në një konferencë për mediat në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari u shpreh:

Orët e fundit ka dalë një lajm i rremë se ne po  rrethojmë spitalin Al Shifa dhe se po e sulmojmë atë. Nuk është informacion i vërtetë! Ne po luftojmë me terroristët që nga ana e tyre zgjedhin të luftojnë në afërsi të spitalit.

Netanyahu: Autoriteti Palestinez nuk do ta qeverisë Gazën

Jo vetëm Hamasin, kryeministri izraelit Netanyahu sulmoi edhe Autoritetin Kombëtar Palestinez. I vendosur që pas luftës, kontrolli i Gazës t’i hiqet Hamasit e t’i kalojë ushtrisë së Izraelit, shefi i qeverisë deklaroi:

Ne nuk do të lejojmë ata që nuk e kanë dënuar këtë masakër e cila vijon prej mbi 30 ditësh, të kontrollojnë Gazën, pas përfundimit të luftës. Në Gaza nuk do të ketë asnjë autoritet civil që nxit terrorizmin dhe u jep paga terroristëve. Ushtria izraelite do të vazhdojë që të mbajë kontrollin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE