A i mungon “Dancing With The Stars”?! Saimir Korreshi: “Kërcej me gruan time…”

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A i mungon “Dancing With The Stars”?! Saimir Korreshi: “Kërcej me gruan time…”

Ish-konkurrenti i spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, Saimir Korreshi, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”. Ndër të tjera, ai ka folur dhe mbi eksperiencën e tij në këtë format, ku ësjtë pyetur nëse e ka marrë ndopak malli për partneren e tij në kërcim…

Nuk më merr shumë malli se kërcej me gruan time. Një gjë kishte të mirë. Kisha kohë që trupi nuk ishte në formë, politika na e ka marrë kohën. Koha e lirë reduktohet sa më shumë impenjohesh në politikë, plus distanca Lushnje-Tiranë që bën atë të veten, të heq 2 orë e gjysmë kohë të tjera.

Ndërsa i pyetur se nëse do kishte mundësinë që të rivazhdonte garën, çfarë do të bënte ndryshe, ai u përgjigj se “nuk do thyente krahun”. Duke qeshur, deputeti shtoi se nuk do e kapte shalqirin por do e linte të binte në tokë.

Nuk do thyeja dorën njëherë. Nuk do e kapja shalqirin në atë farë feje, do e lija të binte. Të binte dhe do vazhdoja. Por u penalizova pak nga ajo me thënë të drejtën. E gjykoj se më takonte të dilja unë se të tjerët ishin shumë më mirë. Unë një javë ishte pothuajse e pamundur ta lëvizja krahun. Kështu që nuk do kapja shalqirin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48703 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE