Big Mama puth në buzë Donaldin dhe Ilirin: Fantazoj seksualisht me Romeon!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Big Mama puth në buzë Donaldin dhe Ilirin: Fantazoj seksualisht me Romeon!

Big Mama ka qenë personazhi i radhës që është përballur me pyetjet ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”. Lojës se kë nga personazhet e showbiz-it shqiptar do të vendoste pranë zemrës, kë do të hidhte pas dhe kë do të bënte copa copa, këngëtarja i është përgjigjur duke puthur në buzë burrat dhe në ballë gratë.

E pyetur nga Erjola Doçi nëse Donaldi dhe Iliri janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, pasi i puthi në buzë, Big Mama me batutë tha se ‘po’, por jo për Donaldin, por Romeon. Atë “ëndërronte seksualisht”.

Donaldit i jap një puthje në buzë. Donald të kam shpirt. Edhe Ilirin e puth në buzë, e kam në zemër. Gocat do ti puth në ballë, burrat në buzë.

Mos janë këta ata personazhet me të cilët ke fantazuar?

Po, por Donaldin jo. Romeon po, e ëndërroj seksualisht.

Ndërkohë, teksa iu kërkua të zgjidhte njërin nga moderatorët për të puthur në buzë, ajo zgjodhi Erjola Doçin. Një puthje në buzë që u bë virale në rrjet, teksa moderatorja u shpreh se nuk kishte puthur kurrë më parë një femër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE